Skender Veliu was born on 21 April 1956 in Lushnje, Albania, in a family with patriotic traditions. He completed the primary and secondary education in his hometown. In 1975 he began his university studies at the Faculty of Agronomy where he graduated in 1980. Several years later, in 1992, Skender Veliu began his studies at a second faculty, that of Law and graduated in 1996 with very good results.
Skender Veliu has a very rich working experience in various fields. From 1980 to 1990 Skender worked as an agronomist in the Agricultural Enterprise “29 November” Lushnjė. During this time he was also an activist in youth activities and local authorities. In 1991 Veliu was an activist of the “Movement for Democracy” and on 14 June 1991, he founded the branch of Lushnjë “Democratic Union of Roma people in Albania”. On July 4, 1991, Skender was appointed Secretary General to organize the sections, branches and sub-branches of the organization “Movement for Democracy” throughout Albania. During the period 1992-1997 Veliu has been an active participant in politics by holding the post of Deputy Chairman of the political party “People’s Party of Albania”. On 4 December 1996 he was elected President of the Union of Albanian Roma people “Amaro-Drom”. Since 1998 onwards, Skender Veliu is a member of the ERRC (European Center for Roma Minority Rights), Budapest. He is also the policy drafter for the development and integration of Roma community in Albania since 1998 onwards. In 2000 Skender Veliu was elected Vice President of the Balkan Roma Federation. From this year onwards he has been a partner with international organizations for the development of the Roma community in Albania.
In January 2002, Skender is re-elected President of the Union of Albanian Roma people “Amaro-Drom” during a conference organized in Tirana with 300 delegates from all over Albania. In 2002 he became a partner with the Ombudsman and is nominated as candidate to participate in Parliament in cooperation with UHRP (Unity for Human Rights Party), gaining 36.3% of the vote as a political entity. From 2002 onwards Skender is a Member of ERGO (European Roma Network) as well as Negotiator with the Ministry of Integration on the status of the Roma minority.
During 2003-2004 Skender masterminded the network of the Roma organizations and since 2003 he has partnered with the Government on the implementation of the national strategy for Roma people. In 2004 Skender Veliu became member of ERIO (European Roma Information Office) based in Brussels. In 2006 he conceptualized and founded the ” Roma Movement ” and years later in 2014 he was appointed representative of Albanian Roma people in the Balkan Roma Federation BAROM.
Being a member of the Committee in Ministries: Ministry of Labour, Social Affairs and Equal Opportunities, Ministry of Foreign Affairs, Ministry of Interior, etc., Skender Veliu has been also a policy drafter in Community development and mediator for Roma issues.
Skender Veliu has carried the function of Monitoring, Lobbying and Advocacy in a number of projects that are worth noting:
“The Platform against child poverty and social exclusion in Roma communities” funded Radiohjalpen and We Effect (June 2015- December 2016); “Promoting social inclusion of Roma communities in Albania through special interventions for vulnerable children”, a project funded by the European Union Delegation in Albania and the International Organization for Migration (January 2014-Septemeber 2015) and many other projects in service of problematic social strata of Roma community.
During his professional career, Skender Veliu has participated in many training to achieve high professional qualifications. In 1998 he attended a training on human rights and after a year in 1999-2000, another training on children’s rights. In 2002-2003 he participated in the Euro-CLIO training on Roma people history and their current situation. In 2003 and 2004 he took part in trainings organized by the Foundation SPOLU, Netherlands on capacity building and community development.
Skender Veliu throughout his professional career has been distinguished as an activist for the protection of human rights, as a personality with a charitable soul and has made great contributions in helping communities, non-governmental organizations in support of the people in need. So he has had a great activity as a missionary of peace in the service of social peace in Albania, the Balkans and Europe.
Skender Veliu as a missionary of peace is also committed to the international lobbying organization Diplomatic Mission Peace and Prosperity, part of the UN. He is an honorary member of this mission which works for peace and prosperity in the Balkans and worldwide.
Skënder Veliu – Misionari Model i Komunitetit Rom
Skënder Veliu lindi më 21 Prill 1956 në Lushnjë, në Shqipëri, në një familje me tradita atdhetare. Arsimin fillor dhe të mesëm i mori në qytetin e lindjes. Në vitin 1975 filloi studimet universitare në Fakultetin e Agronomisë ku u diplomua në vitin 1980. Disa vite më vonë, në 1992, Skënder Veliu filloi studimet në një fakultet të dytë, atë të Drejtësisë dhe u diplomua në vitin 1996 me rezultate shumë të mira.
Skënder Veliu ka një eksperiencë pune shumë të pasur në fusha të ndryshme. Nga 1980 deri 1990 Skënderi punoi si agronom në Ndërmarrjen Bujqësore “29 Nëntori” Lushnjë. Gjatë kësaj kohe ai ishte gjithashtu si aktivist në aktivitetet për rininë dhe autoritetet lokale. Në 1991, Veliu ishte Aktivist i “Lëvizjes për Demokraci” dhe më 14 Qershor 1991 ai themeloi degën e Lushnjës “Bashkimi Demokratik i Romëve të Shqipërisë”. Më 4 Korrik 1991, Skënderi u emërua Sekretar i Përgjithshëm për organizimin e seksioneve, degëve dhe nën-degëve në gjithë Shqipërinë i organizatës “Lëvizja për Demokraci”. Gjatë viteve 1992-1997 Veliu ka qenë pjesëmarrës aktiv në politikë duke mbajtur postin e Zëvendës Kryetarit të partisë politike “Partia Popullore e Shqipërisë”. Më 4 Dhjetor 1996 zgjidhet President i UNIONIT të Romëve të Shqipërisë “Amaro-Drom”. Që nga viti 1998 e në vazhdim, Skënder Veliu është anëtar i ERRC (Qëndra Europiane për të Drejtat e Minoritetit Rom), Budapest. Ai është gjithashtu hartues politikash për zhvillimin dhe integrimin e komunitetit rom në Shqipëri që nga viti 1998 e në vazhdim. Në vitin 2000 Skënder Veliu u zgjodh Zëvendës President i Federatës Rome Ballkanike. Që nga ky vit e në vazhdim ai ka qenë Partner me Organizatat Ndërkombëtare për zhvillimin e komunitetit rom në Shqipëri.
Në janar të vitit 2002 Skënderi ri-zgjidhet President i Unionit të Romëve të Shqipërisë “Amaro-Drom” gjatë konferencës të organizuar në Tiranë me 300 delegatë nga e gjithë Shqipëria. Në vitin 2002 ai bëhet partner me Avokatin e Popullit si dhe emërohet kandidat për të marrë pjesë në Parlament në bashkëpunim me P.B.D.Nj (Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut), fiton 36.3% të votave si subjekt politik. Nga viti 2002 e në vazhdim Skënderi është Anëtar i E.R.G.O (Rrjeti Europian i Romëve) si dhe Negocues me Ministrinë e Integrimit për Statusin e Minoritetit Rom.
Gjatë vitit 2003-2004 Skënderi ideoi netuorkun e organizatave Rome dhe që nga viti 2003 është partner me Qeverinë Shqiptare për implementimin e Startegjisë Kombëtare për Romët. Në vitin 2004 Skënder Veliu u bë Anëtar i ERIO (Zyra për Informimin Rom Europian) me qëndër në Bruksel. Në vitin 2006 ideoi dhe themeloi “Lëvizjen Rome” dhe vite më vonë në 2014 u emërua Përfaqësues i Romëve të Shqipërisë në Federatën Ballkanike të Romëve BAROM.
Dukë qenë Anëtar Komiteti në Ministritë: Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Brendshme, etj., Skënder Veliu ka qenë edhe hartues politikash në zhvillim Komuniteti dhe mediator për çështjen rome.
Skënder Veliu ka patur funksionin e Monitorimit, Lobimit dhe Advokacisë në një sërë projektesh ku vlen të përmenden:
“Platforma kundër varfërisë së fëmijëve dhe përjashtimit social në komunitetet Rome” financuar nga Radiohjalpen dhe We Effect (Qershor 2015- Dhjetor 2016); “Nxitja e përfshirjes sociale të komuniteteve Rome në Shqipëri përmes ndërhyrjeve të veçanta për fëmijët vulnerabël”, projekt i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (Janar 2014-Shatator 2015) e shumë e shumë projekte të tjera në shërbim të shtresave sociale problematike të komunitetit Rom.
Gjatë karrierës së tij profesionale, Skënder Veliu ka marrë pjesë në shumë trajnimë për të arritur kualifikime profesionale sa më të larta. Në vitin 1998 ai ka ndjekur një trajnim mbi të drejtat e njeriut dhe pas një viti në 1999-2000 një tjetër trajnim mbi të drejtat e fëmijëve. Në 2002-2003 mori pjesë në një trajnim nga EURO-CLIO për historinë e romëve dhe situatën aktuale. Në vitin 2003 dhe 2004 mori pjesë në trajnimet e zhvilluara nga Fondacioni SPOLU, Hollandë për ngritje kapaciteti dhe për zhvillim komuniteti.
Skënder Veliu gjatë gjithë karrierës së vet profesionale është shquar si aktivist për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si personalitet me shpirt bamirës dhe ka dhënë kontribute të mëdha në ndihmë të komuniteteve, të organizatave jo qeveritare në mbështetje të shtresave në nevojë. Pra, ai ka patur një veprimtari të madhe edhe si misionar paqeje në shërbim të paqes sociale në Shqipëri, Ballkan dhe Evropë.
Skënder Veliu si misionar paqeje është angazhuar edhe me organizatën ndërkombëtare lobuese Diplomatic Mision Peace and Prosperity, pjesë e OKB. Ai është anëtar nderi i këtij misioni që vepron për paqe e prosperitet në Ballkan e në Botë.