Dr. Haim Reitan – kontribues dhe mik i shqiptarëve

Nga Arben Çokaj, 28 shkurt 2009

Dr. Haim Reitan lindi në Stamboll të Turqisë më 20 maj 1946, është mjek, diplomat, përkthyes dhe publicist. Është shtetas italian me origjinë izraelite. Banon aktualisht në Bergamo të Italisë.

Dr. Heim Reitan

Dr. Reitan ka kohë që punon në projekte të ndryshme për të investuar në Shqipëri, të cilat do i sqaroj në vijim, por më parë le të njihemi shkurtimisht me CV-në e tij. Ai ka kryer liceun për biologji në qytetin Batiam të Izraelit.

Është diplomuar për mjekësi në Universitetin e Pavias, Itali, në vitin 1974. Më vonë ka kryer disa vite specializime për sëmundjet e aparatit kardio-vaskular, për nefrolog dhe për kardio-kirurg në Pavia të Italisë, në New York, Miami, Arizona e Teksas, në SHBA, e mandej në Londër, Roterdam e Tel Aviv.

Është anëtar i shoqatës italiane të kardiologjisë dhe i shoqatës së flebologjisë.

Deri në vitin 2003, ai ka punuar si drejtor spitalesh në disa qytete të Italisë, si këshilltar mjeko-ligjor e si kordinator i marrëdhënieve me vendet e Komunitetit Evropian për zhvillimin e mjekësisë e të teknologjisë mjekësore. Gjatë vitit 2004, ai ka punur si këshilltar për projektet inxhinierike për ndërtimin e spitalit të ri të Bergamos.

Në vitet 2005 – 2006 ka kryer rolin e kordinatorit për zhvillimin e marrëdhënieve midis Italisë e Shqipërisë në fushën e mjekësisë, gjë që vazhdon ta kryejë edhe tani me lidhjet e mira, që ka krijuar me titullarët e Ministrisë së Shëndetësisë. Për vetë natyrën e karakterit të tij si njeri me shpirt misionari idealist, ai ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë shumë persona, që kanë nevojë të kurohen në spitalet e Italisë. Ndërkohë vazhdon të drejtojë edhe qendrën e vet shëndetësore në Bergamo të Italisë.

Dr. Haim Reitan zotëron disa gjuhë si hebraisht, italisht, anglisht, frëngjisht, turqisht etj. Tani ka dëshirë dhe përpiqet të mësojë edhe gjuhën shqipe. Në sajë të aftësisë prej poligloti dhe eruditi, është angazhuar edhe si këshilltar i disa personaliteteve të shquar politikë, si ministra, kryeministra e presidentë në shtete të ndryshme dhe, me punën e tij, ka ndikuar në forcimin e marrëdhënieve të tyre me Italinë dhe me Izraelin.

Është shquar si diplomat i përkushtuar dhe largpamës, sidomos në rolin e konsullit të nderit dhe me mençurinë e vet, ai ka ndikuar në përmirësimin e marrëdhënieve mes Italisë dhe Izraelit, veçanërisht me shtete si Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Kongo etj. Njerëz të tillë me veprimtari humane e diplomatike shërbejnë si ura lidhëse mes kombeve të ndryshme.

Si njohës i mirë i politikave dhe i zhvillimit të situatave në Ballkan me ngërçe, konflikte e tensione ndëretnike, Dr. Haim Reitan u është përkushtuar edhe studimeve albanologjike e ballkanologjisë. Ai po jep një kontribut të madh edhe si përkthyes e publicist me botimet e tij në media të ndryshme të botës. Ai është një nga bashkëpunëtorët më të zellshëm të revistës “Krahu i shqiponjës”, organ i OJQ Shoqata Kulturore “Bilal Xhaferri”, si dhe i entit publikues Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”.

Kohët e fundit, Dr. Haim Reitan ka nxitur disa lobe politiko-ekonomike në Itali, Izrael, SHBA, Zvicër e gjetkë për të mbështetur zhvillimet e demokracisë në Shqipëri, për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe për forcimin administrativo – ekonomik të shtetit të saj të ri, si dhe për ndërkombëtarizimin e problemit të Çamërisë. Në Shqipëri, atë e gjen sa herë me historianin çam Ibrahim Hoxha, me shkrimtarët Shefki Hysa e Namik Mane dhe me intelektualë të tjerë të përkushtuar për çështjen kombëtare shqiptare. Dr. Haim Reitan është aq i dashuruar pas çështjes çame, saqë shprehet shqip me plot gojën: “Unë jam nga Çamëria, jam çam!” Diçka për t’u patur zili.

Dr. Haim Reitan është miqësuar edhe me personalitete të politikës shqiptare si Sali Berisha, Sabri Godo, Fatmir Mediu, Edi Rama, Skënder Gjinushi, Hashim Thaçi etj. Një nga projektet e tij, është edhe binjakëzimi i disa universiteteve shqiptare me universitetet e vendeve më të zhvilluara perëndimore. Me punën e tij të palodhur, si misionar i çështjes shqiptare në botë, ai gëzon edhe respektin e shumë elitave intelektuale në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Dr. Reitan po përpiqet të ndërmjetësojë edhe në çështjen e investimeve, qoftë italiane apo më gjerë në Shqipëri, sidomos të investimeve private, që vijnë nga biznesi italian dhe më gjerë. Si kudo në botë, tregu shqiptar duhet të jetë i hapur për njerëz të tillë, me iniciativa dobi-prurëse për vendin tonë dhe organet tona shtetërore duhet të jenë më të hapura dhe më të kujdesshme për të afruar njerëz të tillë, me njohje të gjerë dhe me interes për Shqipërinë, që kontributi dhe vullneti i tyre i dobishëm të kthehet në investime serioze dhe afatgjata për vendinm tonë.

Në botën e biznesit, shihet si gjithmonë fitimi, por është më e dobishme kur biznesi që ofrohet në Shqipëri nga njerëz humanë si Dr. Reitan, të mirëpritet e të stimulohet nga dashamirësia dhe mikpritja shqiptare dhe të mundohemi, sa të mundemi, që të shmangim plagën tonë shoqërore – korrupsionin – pasi njerëz të devotshëm si Dr. Reitan mund të lodhen, fyhen dhe në fund të dorëzohen. Si shqiptarë, duhet t’u hapim derën përpjekjeve të tilla dobi-prurëse dhe të mendojmë në mënyrë dinamike për mënyrat më të mira të zhvillimit të vendit tonë në të ardhmen.

Advertisements
This entry was posted in Pa kategori. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s