Shaqir Shabani – The Living Legend of Peace Missions

Shaqir Shabani was born on July 18, 1944 in Gjylekare, Kosovo, an area which is now known with the name Skifteraj. He was born precisely in the most difficult times for this area, the survival period, almost apocalyptic. When Shaqiri was born, this area was facing the assault of Kosovo-Macedonian brigades. In order to survive, Shabani family, like many other families, were organized in guerrilla groups to escape extinction.Shaqir Shabani

After a certain age, Shaqiri experienced difficult moments of his youth, but at a young age he showed special qualities compared to his peers. Shaqiri was only 10 years old when he reacted in his own way against the Communists who led the weapons collection action.

After participating in the demonstrations of 1968 in Ferizaj, Shaqiri decided to go to Albania with the noble goal of a genuine organization for the liberation of Kosovo but, upon entering Albania, all his hopes and illusions on Albania  overturned. During his stay in Albania Shaqir ended up in jail for 11 months and was interned for 13 months, and immediately after his release he returned to his family in Kosovo. After returning Shaqiri noted that his family was immersed in deep poverty and that it had survived thanks to the generosity of people.

He moved to Ferizaj to stay closer to patriotic intellectuals. In the period 1970-1980 he was constantly on the move thinking and acting in different ways both legal and illegal for the construction of a strategy to counter the communist regime which led Kosovo. IMG_3964In the same period in ’70 -’80, Shaqir made efforts to get educated because previously he had no other option because of the circumstances at the time. He finished the elementary school in Pozheran, Viti, then he continued the administrative high school in Mitrovica, and finished by registering in the Faculty of Law at the University of Pristine.

Later, he was offered a job in Wood Processing Factory in Ferizaj as a carpenter. Given his rebellious spirit and the possibility that he might be imprisoned, Shaqir sold his house in Ferizaj and moved to Pristine.

For the second time, Shaqir was forced to flee, to escape and settle in Switzerland in 1978. Initially his activity was focused on the formation of the Albanian clubs and organizing Albanian national and cultural activities. IMG_3990Shaqir’s contributions in these activities were enormous, starting from the financial ones, a person who merged all his wealth in favor of the national cause. Shaqiri These activities were followed closely by the Swiss authorities and fearing of any reckless activity, they put him on the list of state-risk individuals and deported him from Switzerland in 1984. Forced by the circumstances, Shaqir emigrated to France to search asylum, which he won very quickly.

He settled in Lyon, France and immediately founded the Cultural Association “Rugova” through which he conducted numerous cultural and charity activities. Later he established the sub-branch of the Democratic League of Kosovo (LDK) in Lyon, France and was elected its chairman. He has conducted a busy activity within the structures of LDK and is known as an ardent sympathizer and courageous militant.

After 19 years, he goes back to Kosovo and settles in Bibaj, Ferizaj.  He opens immediately the sub-branch of LDK for Bibaj village, Women’s Forum of LDK, contributed to the victory of LDK in Ferizaj and continues to be its tireless activist.

In 2015 the chairman of the LDK branch in Ferizaj, Mr. Muharrem Sfarqa gave him an IMG_4201acknowledgement for his contributions to Kosovo as an example to be followed.

Shaqiri has an association archive where one can find hundreds of letters sent to foreign and international diplomats of powerful states. Among others, it  should be noted the communication with letters and powerful heads of state such as with Clinton, Blair and Sarkozy. So, he is a prominent intellectual of international dimensions, a rare activist who works passionately for the protection of human rights worldwide, a charitable man who never spares his support for the social classes in need, a personality who promotes the education and upbringing  of young generations with the traditional culture of their countries and the culture of peace.

Shaqir Shabani is a born peace missionary, is a living legend in the service of social inter-community peace. Precisely for his unquestionable values, as a personality that works for world peace, the International Organization Diplomatic Mission Peace and Prosperity, accredited to the UN, USA, EU, etc., has honored him with the title of Peace Missionary in 2015 and Honorary Member of its global structures .IMG_4217

Shaqir Shabani – Legjenda e Gjallë e Misioneve të Paqes

Shaqir Shabani u lind më 18 korrik 1944 në Gjylekare, Kosovë, zonë e njohur tani me emrin Skifteraj. Ai u lind pikërisht në periudhën më të rëndë për këto anë, periudhë e mbijetesës, gati apokaliptike. Në kohën kur Shaqiri ka lindur, kjo anë është ballafaquar me sulmin e brigadave maqedono-kosovare. Për të mbijetuar, familja Shabani, njëlloj si shumë familje të tjera, u organizuan në grupe guerilesh për t’i shpëtuar shfarosjes.IMG_4029

Pas një moshe të caktuar, Shaqiri përjetoi momente të rënda të rinisë së tij, por qysh herët ai tregoi cilësi të veçanta ndaj bashkëmoshatarëve. Ishte vetëm 10 vjeç kur Shaqiri reagonte në mënyrën e vet kundër komunistëve që udhëhiqnin aksionin e mbledhjes së armëve.

Pas pjesëmarrjes në demonstratat e vitit 1968 në Ferizaj, Shaqiri vendosi të shkojë në Shqipëri me qëllimin fisnik për një organizim të mirëfilltë për çlirimin e Kosovës, por, me të hyrë në Shqipëri, u përmbysën të gjitha shpresat dhe iluzionet mbi Shqipërinë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri Shaqja përfundoi në burg për 11 muaj dhe u internua për 13 muaj, dhe menjëherë pas lirimit të tij u kthye në Kosovë pranë familjes së tij. Pas kthimit Shaqiri vërejti familjen e zhytur në varfëri të thellë dhe se kishte mbijetuar falë bujarisë së njerëzve.IMG_3995

Ishte shpërngulur në Ferizaj për të qëndruar më afër intelektualëve atdhetare. Në periudhën 1970-1980 ishte në lëvizje të përhershme duke menduar dhe vepruar në forma të ndryshme legale dhe ilegale në ndërtimin e një strategjie për t’iu kundërvënë regjimit komunist që drejtonte Kosovën. Po në të njëjtën periudhë në vitet ’70-’80 Shaqiri bëri përpjekje për tu shkolluar për shkak se përpara nuk kishte patur mundësi të tjera për shkak të rrethanave të asaj kohe. Ai kreu shkollën tetëvjeçare në Pozheran të Vitisë, vazhdoi shkollën e mesme administrativo-juridike në Mitrovicë dhe përfundoi me regjistrimin e Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Më vonë, atij iu ofrua një vend pune në Fabrikën e Përpunimit të Drurit në Ferizaj si zdrukthtar. Duke patur parasysh shpirtin e tij rebel dhe mundësinë se mund të burgoset, Shaqiri shet shtëpinë në Ferizaj dhe shpërngulet në Prishtinë.IMG_4012

Për herë të dytë, Shaqiri detyrohet të ikë, të arratiset dhe të vendoset në Zvicër më 1978. Veprimtaria e tij në fillim përqëndrohej në formimin e klubeve shqiptare dhe organizimin e aktiviteteve kulturore dhe kombëtare shqiptare. Kontributet e Shaqirit në këto aktivitete ishin kolosale, duke filluar nga ato financiare, i cili shkriu tërë pasurinë në dobi të çështjes kombëtare. Këto aktivitete të Shaqirit u përcollën me vëmendje nga organet zvicerane dhe nga frika për ndonjë veprimtari të pamatur, e futën në listën e individëve me rrezikshmëri shtetërore dhe e dëbuan nga Zvicra në vitin 1984. I detyruar nga rrethanat, Shaqiri emigroi në Francë për të kërkuar strehim politik, të cilin e fitoi shumë shpejt.

Ai u vendos në Lion të Francës dhe menjëherë themeloi Shoqatën Kulturore “Rugova” përmes të cilës zhvilloi aktivitete të shumta kulturore dhe bamirësie. IMG_4220Më vonë themeloi nëndegën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Lion të Francës dhe u zgjodh kryetar i saj. Ai ka zhvilluar një veprimtari të ngjeshur brenda strukturave të LDK dhe njihet si një simpatizant i flaktë dhe militant i guximshëm.

Pas 19 vitesh rikthehet në Kosovë dhe vendoset në Bibaj, në Ferizaj. Menjëherë formon nëndegën e LDK për fshatin Bibaj, Forumin e Gruas të LDK , kontribuoi në fitoren e LDK në Ferizaj dhe vazhdon të jetë veprimtar i palodhshëm i saj.

Në vitin 2015 kryetari i Degës së LDK në Ferizaj, Z. Muharrem Sfarqa i dha një mirënjohje për kontributin e tij për Kosovën si një shembull që duhet ndjekur.

Shaqiri ka një arkiv shoqate ku njeriu mund të gjejë qindra letra dërguar diplomatëve të huaj dhe ndërkombëtarë të shteteve të fuqishme. Ndër të tjera duhet theksuar komunikimi me letra dhe me presidentë të shteteve të fuqishme  si me Klinton, Bler dhe Sarkozy. IMG_4217Pra, ai është një intelektual i shquar i përmasave ndëkombëtare, një aktivist i rrallë që punon plot pasion për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kudo në botë, një bamirës që nuk kursehet për mbështetjen e shtresave shoqërore në nevojë, një personalitet që nxit arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj me kulturën tradicionaleve të vendeve të tyre dhe me kulturën e paqes.

Shaqir Shabani është një misionar paqeje i lindur, është një legjendë e gjallë në shërbim të paqes sociale ndërkomunitare. Pikërisht për vlerat e tij të padiskutueshme, si personalitet që punon për paqen botërore, Organizata Ndërkombëtare Diplomatic Mission Peace and Prosperity, akredituar në UN, USA, EU, etj., e nderoi me titullin Misionar Paqeje 2015 dhe Anëtar Nderi i strukturave të saj botërore.

Advertisements
This entry was posted in Pa kategori. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s